07:22 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Me mëngjes qytetarët po thithin ajër të ndotur

Cilësia e ajrit këto ditë ka qenë jo e mirë dhe e pashëndetshme.

Sipas matjeve që po bëhen nga Ambasada Amerikane, cilësia e ajrit në kryeqytet është e ndotur.

Madje, edhe sot në mëngjes, niveli i grimcave të dëmshme në ajër është i lartë.

Sipas matjeve të realizuara në orën 6:00 të mëngjesit, cilësia e ajrit është 122 grimca pmm në ajër.

Që kjo kategorizohet si ‘unhealthy’ apo e pa shëndetshme.

Mbrëmë, edhe Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHPK), Naser Ramadani reagoi përmes një shkrimi në facebook duke kërkuar nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi e të mos hapin dritaret.

Kjo pasi niveli i grimcave të dëmshme në ajër ishte 262pmm./Indeksonline/

 

 

Temat: