07:32 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Me muzikë e valle shqipe, Granit Xhaka feston 11 vjetorin e Pavarësisë

Të gjithë shqiptarët festuan dje 11-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Anembanë botës dëgjohej muzika shqipe, e përcjellur me valle e gëzime. Kësisoj edhe futbollisti Granit Xhaka qëndroi në Londër ku festoi me shumë shqiptarë të tjerë.

Indesonline ka siguruar edhe një video në të cilën shihet Xhaka duke festuar bashkë me Medën,Genën e shumë miq të tjerë shqiptarë./Indeksonline/