11:11 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Më në fund blogerja shqiptare flet për operacionet plastike, tregon nëse e ka ndonjë

Operacionet plastike dhe ndërhyrjet janë trend në të gjithë botën, këtyre nuk iu kanë rezistuar as të famshmit tonë.

Por, një gjë e tillë nuk vlen edhe për blogerën dhe modelen e njohur shqiptare, Armina Mevlani, shkruan Indeksonline.

Armina së fundi ka shfrytëzuar Instagramin për të iu përgjigjur pyetjeve nga adhuruesit.

Dikush e pyeti nëse ajo ka ndonjë ndërhyrje në fytyrë dhe përgjigjja e saj ishte Jo. Ajo deklaroi se ka asgjë plastikë madje as buzët.

“Nëse e ke fjalën për operacione plastike, jo asnjë! Madje as buzët ose diçka të ngjashme. E mirëmbaj fytyrën vetëm me tretjtim dhe injektime me vitamina”, ishte përgjigjja e saj.

Ndryshe, Armina është e fejuar prej vitesh me djalin e politikanit, Sali Berisha, Shkëlzenin./Indeksonline/