09:01 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Butrint Imeri, më në fund, tregon për lidhjen e tij me Kiara Titon!

Këngëtari i njohur nga Kosova, Butrint Imeri njihet për muzikën që sjellë e që gjithnjë pritet mirë nga publiku.

Ai vazhdimisht ka qenë një emër mjaft i lakuar nëpër mediat rozë, për shkak se u përfol për një lidhje të mundshme me bukuroshen nga Shqipëria, Kiara Tito, shkruan Indeksonline.

Pas pjesëmarrjes së Kiaras në videoklipin e tij, zërat vetëm sa u përhapën më shumë.

Por së fundmi ka qenë vetë këngëtari i cili ka shpjeguar gjithçka, gjatë një sesioni përgjigjesh ndaj fansave në llogarinë e tij në Instagram.

“Thuaje sonte çfarë ke me Kiara Titon ose hesht përgjithmonë?”, ishte një nga pyetjet që Butrinti nuk hezitoi të përgjigjet.

“Kiara Titon e kam shoqen më të mirë nga Tirana”, ka thënë ai duke u dhënë fund zërave për një lidhje mes tyre. /Indeksonline/