08:03 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / Blerim

Më në fund ‘dhezë’ treshja: Irving, Durant dhe Harden, fiton Brooklyn

Skuadra e Brooklyn Nets i është rikthyer fitoreve pas humbjes në ndeshjen e kaluar nga Wizards.

Brooklyn fituan 124-120 ndaj Los Angeles Clippers, shkruan IndeksOnline.

Në këtë ndeshje më në fund shkëlqyen treshja, Irving, Durant dhe Harden.

Irving realizoi 39 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime – kurse Harden bëri 23 pikë, 11 kërcime dhe 14 asistime.

Te Clippers lojtari më i mirë ishte Leonard me 33 pikë, 5 kërcime dhe 5 asistime.

Brooklyn ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Torontos./IndeksOnline/