18:26 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Më në fund, edhe Milani zyrtarizon një blerje

Milani sapo e ka zyrtarizuar blerjen e futbollistit brazilian, Lucas Paqueta. Mesfushori brazilian ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare deri më 30 qershor të vitit 2013.

Me Flamengon ai regjistroi 65 paraqitje duke shënuar 13 gola, ndërsa e ka fituar titullin në vitin 2017 me këtë skuadër.

Paqueta ka bërë debutimin e tij me Kombëtaren Braziliane më 5 shtator 2018 në një ndeshje miqësore kundër SHBA.

Lucas Paquetá do të bashkohet me shokët e tij në Milanello me datën 7 janar./Indeksonline/