15:50 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Më në fund, Gjergj Dedaj pranon letrat kredenciale për ambasador

Gjergj Dedaj ka dorëzuar letrat  kredinciale për ambasador në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një statusi në Facebook, ku ka treguar se është takuar me ministrin e Jashtëm, Nikola Dimtrov, për t’ia dorëzuar kopjet e letrave kredenciale të nënshkruar nga presidentin i Kosovës, Hashim Thaçi, për emërimin e tij si Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Kosovës në Maqedoni, shkruan Indeksonline.

Ky është njoftimi i tij:

Ministrit te Jashtem te Maqedonise, SHT, z.Nikola Dimitrov, ia dorezova letrat kredenciale !

Ne nje takim miqesore, kisha nderin qe ShT, z.Nikola Dimtrov, Minister i Puneve te Jashmte i Republikes se Maqedonise, te i’a dorezoje kopjet e letrave kredenciale, te nenshkruara nga ShT,z.Hashim Thaqi, President i Republikes se Kosoves,te emerimit tim per Ambasador i Jashtezakonshem dhe Fuqiplote i Kosoves ne Maqedoni.

Ministri Nikola Dimitrov, fillimisht me deshiroje mireseardhje dhe sukses ne thellimin e bashkepunimit nderfqinjesore ndermjet Republikes se Maqedonise dhe Republikes se Kosoves.

Diskutuam edhe per zhvillimin e bashkepunimit bilateral ndermjet dy shteteve tona, si dhe avancimin e bashkepunimit dhe dialogut te hapur, ne interes te mbare rajonit dhe me gjere!