09:28 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / B O

Më në fund, Jeep Gladiator vjen në Evropë

Kamionçina e re e markës Jeep më në fund do të gjendet edhe në sallonet e veturave nëpër Evropë.

Jeep Gladiator është prezantuar më 2018 dhe ishte planifikuar që në Evropë të vinte më 2020.

Blerësit në Kontinentin e Vjetër nuk do të kenë shumë mundësi zgjidhjeje, pasi në ofertë do të jetë vetëm ai me motor dizel 3.0 litra Multijet V6 me kapacitet prej 264 kuajfuqi.

Motori është në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi.

Gladiatori “evropian” mund të porositet me tri pako të pajisjeve: Sport, Overland dhe Launch Edition.

Kamionçina Jeep prodhohet në Ohio, SHBA.