75 Mall Live Search
18:10 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / C E

Më në fund lajme të mira për Liverpoolin, shërohet Mohamed Salah

Pas një krize të mungesës së lojtarëve në javën e fundit, duket se ka dritë në fund të tunelit për Liverpoolin.

Mediat angleze kanë njoftuar se Mohamed Salah është shëruar nga koronavirusi.

Sipas tyre, sulmuesi egjiptian ka rezultuar negativ në testin e fundit që ka zhvilluar.

Salah do të bashkohet me grupin në stërvitje për tu përgatitur për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Liverpooli kishte mungesë të 17 lojtarëve që për shkaqe të ndryshme nuk ishin të gatshëm të ndihmojnë skuadrën. /IndeksOnline/