14:18 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Përurohet ujësjellësi i fshatit Bukosh të Vushtrrisë

Në një ceremoni ku moren pjesë banorë dhe drejtues të Komunës së Vushtrrisë, në fshatin Bukosh të kësaj komune, sot është përuruar ujësjellësi.

Duke i përgëzuar banorët për ujin e pijëshëm, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka deklaruar se me gjithë problemet teknike që po hasin, ujin e pijëshëm do ta shpërndajnë në secilen shtëpi. “Në Bukosh sot lëshuam ujësjellësin. Një shekull pritjeje për ujë i erdhi fundi. Nuk është projekt i lehtë, ka shume probleme teknike gjatë realizimit, por ujin do e sjellim në çdo familje e çdo lagje”, ka deklaruar kryetari Tahiri.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeshefi i kompanisë rajonale të ujësjellësit “Mitrovica”, Sami Miftari, i cili u ka thënë banorëve të Bukoshit se do të kenë furnizim të rregullt me ujë, por që duhet ta ruajnë atë.

Pak ditë me parë u përurua ujësjellësi edhe në fshatin Stanoc i Ultë.