15:56 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Më në fund qesh Bella Hadid! Modelja “çmend” kinezët me të brendshme transparente

Mbrëmë në Shangai të Kinës kompania e veshjeve “Victoria’s Secret” ka prezantuar linjën e të brendshmëve . Një event ky që mbahet çdo fund vit në shtete të ndryshme të botës. Kjo ngjarje e cila mori vëmendjen botërore të modës edhe këtë vit kaloi me plot të papritura, ndërsa ishin supermodelet ato që i dhanë ritëm, bukuri dhe sensualitet kësaj nate, shkruan Indeksonline.


Në këtë event defiloj edhe Bella Hadid, ndërsa ajo që befasoi të gjithë por edhe vet atë ishte buzëqeshja e saj, pasi që supermodelja nuk qesh asnjëherë. Bella e ka postuar vet këtë moment në rrjetin e saj social Instagram ndërsa ka shkruar: Ja sa ndodhi! Ajo qeshi”. Ndërsa kur jemi tek kjo femër, nuk kemi se çfarë flasim ajo thjeshtë është perfekte./Indeksonline/