16:13 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Më në fund QKUK-ja vendos ulëse për familjarët e pacientëve (Foto)

Më në fund janë vendosur disa ulëse nëpër korridoret e klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Familjarët nuk do të presin më në këmbë dhe nuk do të kenë nevojë të marrin karrige nga shtëpia, për të ndenjur afër pacientëve të hospitalizuar.

SHSKUK ka blerë 100 ulëse, 50 copë për dy vetë dhe 50 për tre vetë. Ulëset e metalit janë vendosur në të gjitha klinikat e internos dhe në ato të kirurgjisë.