14:46 / E Premte, 12 Prill 2024 / L K

Më në fund, të hënën nisin punimet në rrugën Prishtinë-Pejë

Banorët e Dukagjinit kanë arsye të gëzohen në këtë mes të prillit.

Të hënën nisin punimet për vazhdimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Pejë, përkatësisht segmentit Kijevë-Dollc.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar, zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Po, është e vërtetë. Të hënën nisin punimet nga kompanitë që kanë fituar tenderin” ka thënë Durmishi për Indeksonline.

Ndërtimi i këtij segmenti është i ndarë në katër llote, ndërsa vlera e kontrata të nënshkruara është 21 milionë euro./Indeksonline/