22:02 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Më në fund zbulohet pajisja që zëvendëson “shatin”, tërë ditën punon pa u ndalur (Video)

Ndoshta nuk është paramenduar kurrë se mund të bëhet zëvendësimi i (shatit) siç njihet në gjuhën popullore.

Roboti i vogël i cili ka katër rrota, detyra e të cilit është që ta heq barin në kopshtin tuaj pa i dëmtuar lulet ose mbjelljet tuaja.

Kjo shpikje mund të lehtësoj barrën për kujdesin që duhet të keni për kopshtin tuaj dhe kohën që mund t’ua kursej ai duke kryer punën në vendin tuaj.

Ai njihet ndryshe si banuesi i kopshtit sepse ai mund të punoj tërë ditën duke hequr bar, falë një baterie e cila mbushet nga një panel solar. Ky robot gjithashtu është rezistent ndaj ujit që do të thotë se mund të punoj edhe në ditët me shi pa e pasur problem.  /Indeksonline/