16:22 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Me një fotografi të ëmbël, Elita Rudi tregon sa energjik është Zëri

Moderatorja e njohur, Elita Rudi që nga koha kur është bërë nënë, ajo është tërhequr nga jeta publike duke iu përkushtuar familjes dhe jetës private.

Por, Elita është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe të shumta janë edhe dedikimet që bën për djalin e saj, Zërin, shkruan Indeksonline.

Edhe së fundi ajo ka postuar një fotografi të vogëlushit përmes të cilës ka treguar se sa energjikë është ai edhe pse është vetëm tre muajsh.

“Zëri i urt vetëm kur flen se osht super energjik si energjiko” ka shkruar Elita në mbishkrimin e imazhit.

Ndryshe, Elita dhe Gjiko u martuan vitin e kaluar në një dasmë madhështore./Indeksonline/