13:59 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Me një fotografi të rrallë, Dua uron babain në Ditën e Baballarëve (Foto)

17 Qershori njihet si Dita e Baballarëve.

Në këtë ditë këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka uruar babain e saj, Dukagjinin përmes llogarisë së saj Instagram.

Dua ka postuar një fotografi të shumë viteve më parë, ku ajo shihet si fëmijë në një motoçekletë bashkë me babain e saj, i cili duket krejtësisht ndryshe nga tani.

“Urime Dita e Baballarëve, të duam”, ka shkruar ajo.

Ndryshe dje këngëtarja përmes një statusi është shprehur të ndjehet krenare që babai i saj, po organizon festivalin Sunny Hill në Kosovë ku fondet do të shkojnë për bamirësi.

Dua do të performojë në hapjen e këtij festivali në Prishtinë, gjegjësisht me datë 12 gusht, ndërsa biletat tashmë kanë dalë në shitje./Indeksonline/