15:36 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Me një lule s’çel pranvera, Rashica dhuron asist dhe shkëlqen në fushë

Borussia Monchengladbach arriti fitore ndaj ekipit të Milot Rashicës, Werder Bremenit me rezultat 3:1.

Vendasit ishin duke fituar 3:0 deri në minutat shtesë, kur Werderi shënoi golin e nderit, ndërsa Rashica ishte protagonist.

Ai asistoi për Bittencourt i cili pastaj realizoi në mënyrë maestrale, shkruan Indeksonline.

Reprezentuesi kosovar pati paraqitje fenomenale duke shkëlqyer dhe është në formë duke i gëzuar edhe tifozët kosovarë para ndeshjeve të fundit të eliminatoreve.

Nga Sofascore, Rashica mori notën 8 për paraqitjen e sotme.

Rashica pas kësaj ndeshje do të udhëtojë në Kosovë për ndeshjet finale të Kombëtares ndaj Çekisë dhe Anglisë./Indeksonline/