Me një super-organizim të apasionuarit e veturave festojnë “28 Nëntorin”, në Dragash

Të apasionuarit e veturave në komunën e Dragashit kanë bërë një organizim të madh për nderë të 28 Nëntorit.
“CarClub Opoja” ka mbledhur me vete dhjetëra vetura të llojeve të ndryshme, të mbuluar të gjithë me flamuj Kombëtar, shkruan Indeksonline.

Në këtë organizim kishte vetura të llojeve të ndryshme duke përfshi ato klasike dhe deri te modelet e fundit.

Ky është një nga organizimet e para në këtë anë që mbledh afër vetes të apasionuarit e veturave.

Organizatorët janë shprehur se do të vazhdojnë me organizime të tilla, sidomos në festa të nivelit kombëtar dhe shtetëror. /IndeksOnline/


