09:29 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Më njeh kush jam?”, vajza e vogël i përgjigjet Ramës: Je Lali Eri!

Në këtë javë pas tërmeti, kemi parë gjithçka, nga viktimat që thyen zemrat e të gjithëve, deri te shoW i personazheve qeveritarë, që nuk kanë lënë fytyrë fëmije pa përdorur, në mënyrë që ti shërbejnë përmirësimit të imazhit të tyre.

Kjo ka ndodhur dhe mbrëmjen e djeshme, kur kreu i qeverisë Edi Rama mori në krahë një vajzë të vogël, e cila bëri një gabim të madh, nuk e njihte “kokën e kombit”, dhe mendonte se ai ishte Lali Eri.

Ky i fundit i ndjerë në siklet nga ngatërrimi i së voglës, u kujdes menjëherë që të thoshte se skishte lidhje te kjo ‘’ngatërresë kaq e madhe”.

Pjesë nga biseda:

Ei Rama: Më njeh ti mu, kush jam unë?

Vajza e vogël: Ti je Lali Eri…

Edi Rama: Unë jam Lali Eri?

Veliaj: Si i ngatërrove ti mi zemra e vogël këto gjëra?

Edi Rama: Nëqoftëse unë jam lali Eri ky kush është ky, apo ky është plaku i vitit të ri?

Dhe sigurisht pas këtyre bisedave në ERTV, gjithçka finalizoi me të qeshurat e të pranishmëve, që po përgatiteshin të akomodonin një prej familjeve më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, familjen Lala.