13:18 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

“Me ose pa leje, ministrat serbë do të shkojnë në veri”

Çështja e vizitës së Gjuriq dhe Selakoviq për të marrë pjesë në një tryezë në kuadër të dialogut të brendshëm është diskutuar edhe në Bruksel.

Madje Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se zyrtarët serbë do të shkojnë në Kosovë, pavarësisht ndalesës.

“Me ose pa leje ata do të shkojë në Veri të Mitrovicës“, citohet të ketë thënë Vuçiq.

“Hajt ta shohim se çfarë do të bëni rreth kësaj çështjeje”, kishte thënë Vuçiq duke e  transmetuar atmosferën e bisedimeve te Mogherini me Thaçin në Bruksel të premten që shkoi.