13:44 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë, koncert më 10 shkurt në Prishtinë (Foto)

Për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në vendin tonë do të mbahen një sërë aktivitetesh, përfshirë këtu edhe koncerte të ndryshme.

Një koncert festiv do të mbahet në Sheshin “Zahir Pajaziti” me fillim nga ora 20:00. Ndërsa do të këndojnë dhjetëra këngëtarë, emrat e të cilëve janë bërë sot të ditur, shkruan Indeksonline.

E më 17 shkurt një koncert i madh do të mbahet në kryeqytet ku pritet të këndoi këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, ndërsa pjesë e këtij koncerti do të jetë edhe reperi kosovar Ledri Vula./Indeksonline/