22:51 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Me rrymë, me ujë edhe me Bayernin nuk ka hajgare!

Bayerni pothuajse e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët kanë fituar në Stamford Bridge kundër Chelseas me rezultat 0-3 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8.

Pjesa e parë nuk dhuroi gola edhe pse kishte disa raste shënimi, shkruan Indeksonline.

Në pjesën e dytë u aktivizua “makineria” gjermane duke shënuar tri gola.

Gnabry realizoi dy gola të shpejtë në minutat e 51-të dhe 54-të, ku të dy herët u asistua nga Lewnadowski.

E polaku u përkujdes që golin e tretë ta shënoj vetë në minutën e 76-të.

Në minutën e 83-të, Marcos Alonso u ndëshkua me karton të kuq pas një goditje kundrejt Lewandowskit.

Ndeszhja në Alianz Arena do të luhet me 18 mars. /IndeksOnline/