10:55 / E Shtunë, 14 Tetor 2017 / indeksADMonline

Me sëpatë në dorë kërcënon një person në Mitrovicë

Një person në Mitrovicë ka raportuar se është kërcënuar nga dy persona.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se njëri nga të dyshuarit kishte një sëpatë në dorë.

Poashtu, sipas ankuesit me dy të dyshuarit ishin edhe tre persona të tjerë.

Megjithatë, nuk raportohet për të arrestuar./AktivPress