13:26 / E Hënë, 10 Janar 2022 / AR

Me shami në dorë, Rita Ora i vë “flakën” TikTok-ut

Këngëtarja Rita Ora ka nisur sfidën më të re në TikTok. Këngëtarja me famë botërore i tregoi edhe njëherë botës për origjinën e saj shqiptare.

Ajo ndan shpeshherë foto dhe video në rrjete sociale dhe madje ka folur gjithmonë nëpër intervista për traditat dhe kulturën shqiptare.

Së fundmi, ajo ka postuar një video në llogarinë e saj në TikTok ku është shfaqur duke kërcyer valle popullore shqiptare. Me një shami në dorë, ajo kërcen nën ritmet e këngës që është bërë virale, një miks i hitit “Love Nwantiti” me remixin shqiptar të këngës “Habibi”.

“Duhet ta bëja. Të preferuarat e mia që i ndjek në TikTok “miantwins” më inspiruan”, shkruan ajo duke e shoqëruar dhe me emojin e flamurit shqiptar

@ritaora I had to…my faves I follow @miantwins inspired me 🇦🇱 all the way baby! #fyp #foryoupage ♬ original sound – Sxsryion21 ❧