17:54 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Më shumë ka gjasa të shfaqen UFO-t se Arsenali të fitoj titullin

Arsenali ka 15 vite pa fituar titullin e Premierligës pas sezonit 2003/04, kur dolën të pa mposhtur.

Londinezët ishin ekipi më i mirë dhe më emocionues në Premierligë, i menaxhuar nga një prej menaxherëve më të mirë të futbollit evropian në Arsene Wenger.

Megjithatë kohërat kanë ndryshuar dhe për sezonin e ri Arsenal llogaritet si favoriti i gjashtë për të triumfuar në Ligë.

Ata qëndrojnë prapa Manchester Cityt, Liverpoolit, Tottenhamit, Chelseas dhe United.

Kompania e basteve madje i ka vënë koeficient më të ulët mundësisë për të parë jashtëtokësor në Angli sesa Arsenali mund të fitoj titullin.

Kjo do të thotë se ka 10 herë më shumë gjasa që jashtëtokësor të gjenden këtë vit sesa Arsenal të fitoj titullin e Premier League këtë sezon. /IndeksOnline/