22:52 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / C E

Me shumë mungesa, me pak zor e me një gol, Liverpooli në fazën tjetër

Liverpooli ka kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Jurgen Klopp ka mposhtur Ajaxin me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve.

Golin e vetëm për Reds e shënoi Jones në minutën e 58-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Liverpooli siguron vendin e parë në grupin D me 12 pikë, katër më shumë se Atalanta që sonte barazoi 1-1 me Midtjylland. /IndeksOnline/