10:23 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Më shumë se 10% e fletëvotime të pavlefshme, në Skenderaj!

Gjatë ditës së djeshme në të gjitha komunat e Kosovës u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme.

Një numër i madh i qytetarëve dhanë votën e tyre për partinë dhe personalitetet që ata u besuan.

Si rezultat i votave të mbledhura nga rezultatet e KQZ-së deri tashti Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë në epërsi.

Por në Komunën e Skenderajt fituese doli Partia Demokratike e Kosovës me 73.6% të votave, transmeton Indeksonline.

Por ajo që bie në sy është përqindja e lartë e fletëvotimeve të pavlefshme dhe të zbrazëta: 10.30%, apo 1 mijë e 758 fletëvotime./Indeksonline/