09:00 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / AR

Më shumë se 40 vende zotohen të heqin dorë nga qymyri

Më shumë se 40 vende po angazhohen të largohen nga qymyri, sipas premtimeve të bëra në samitin e klimës COP26, thotë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Vendet e mëdha që përdorin qymyr, duke përfshirë Poloninë, Vietnamin dhe Kilin, janë ndër ato që do të angazhohen, transmeton Indeksonline.

Por disa nga vendet më të mëdha në botë të varura nga qymyri, duke përfshirë Australinë, Indinë, Kinën dhe SHBA-në, nuk e premtuan këtë.

Qymyri është kontribuesi më i madh në ndryshimet klimatike, raporton BBC.

Nënshkruesit e marrëveshjes janë zotuar t’i japin fund të gjitha investimeve në prodhimin e ri të energjisë së qymyrit brenda dhe jashtë vendit.

Ata gjithashtu kanë rënë dakord të heqin dorë nga energjia e qymyrit në vitin 2030 për ekonomitë kryesore dhe në vitin 2040 për vendet më të varfra, tha MB./Indeksonline/