23:19 / E Martë, 25 Shkurt 2020

Më shumë se gjysmë milioni euro kushtuan shujtat e punëtorëve të “Trepçës”, kjo kompani fitoi tenderin!

Shoqëria Aksionare “Trepça”, përgjatë këtij muaji ka arritur të finalizojë kontratën e radhës.

Këtë herë është arritur të nënshkruhet kontrata që ka të bëjë me shujtat e punëtorëve të minierës në Stanterg.

Kohëzgjatja e kontratës është bërë për 24 muaj, dhe nuk është se ka kushtuar pak.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 724.000,00 euro, porse është finalizuar për shumën 692.778,00 euro.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Beni Dona Plast” Sh.P.K.

Tutje, bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 723.045,00./Indeksonline/