75 Mall Live Search
14:33 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Me shumicë votash, Kuvendi miraton marrëveshjen për Sigurime Sociale me Belgjikën

Me vota 83 pro e asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Kjo marrëveshje siguron realizimin e të drejtave të qytetarëve të Kosovës në pensione të moshës pensione familjare dhe të punës për ata qytetarë që kanë punuar në Belgjikë e tani jetojnë në Kosovë, raporton Indeksonline.

Marrëveshja e arritur ka rëndësi të veçantë, pasi që kjo marrëveshje do të zëvendësojë marrëveshjen e trashëguar e cila ishte nënshkruar në vitin e largët 1954 dhe do të ndikojë pozitivisht në avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës./Indeksonline/