13:13 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Më të paguarit në MLS, Ibrahimovic as në top 10-she

Klubet e Major League Soccer i kanë lansuar detajet e pagave dhe është mjaft interesante për t’i lexuar.

Disa nga emrat më të mëdhenj në histori të futbollit tani luajnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jemi duke folur për legjendën e Man Unitedit, Wayne Rooney dhe ish-yllin e Barcelonës dhe Interit, Zlatan Ibrahimovic.

Ibrahimovic celebrates scoring a goal. Image: PA

Dyshja në fjalë së fundmi janë transferuar në Amerikë dhe janë në formë duke shënuar gola për DC United, respektivisht, LA Galaxyn, transmeton IndeksOnline.

Por, asnjëri prej tyre nuk është lojtari më i paguar në MLS. Në këtë listë prinë produkti i akademisë së Juventusit, Sebastian Giovinco.

Magjiku i Torontos raportohet se fiton 5.6 milionë dollarë në vit, por duke përfshirë edhe bonuset për ta kompletuar këtë shumë në 7.1 milionë dollarë.

”Gio” është te klubi kanadez që prej vitit 2015 pas transferimit nga Juventusi.

Rooney, 33-vjeçar, ka pagë vjetore prej 2.7 milionë dollarë, derisa Ibrahimovic fiton vetëm 1.5 milionë dollarë në vit.

Derisa, në vendin e dytë, më i pari, është Michael Bradley, i cili luan gjithashtu te Toronto. Saktësisht, ai fiton 6 milionë dollarë në vit.

Anëtari i Los Angeles FC, i cili ka luajtur më parë tek Arsenali, West Bromi e të tjera, ka një pagë bazë prej 4.5 milionë dollarë.

Schweinsteiger in action for Chicago Fire. Image: PA

Legjenda e Bayern Munich, Bastian Schweinsteiger aktualisht fiton 6.1 milionë dollarë te klubi i Chicago Fire.

Kjo është lista me 10 lojtarët më të paguar tani për tani në MLS:

Image: Pro Soccer USA

/IndeksOnline/