75 Mall Live Search
12:14 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rooney e bën sefte në Amerikë (Video)

Wayne Rooney ka shënuar golin e parë në aventurën e tij të re.

Rooney, futbollisti më i ri i DC United ka shënuar një gol në fitoren e kësaj të fundit 2 me 1 ndaj Colorado Rapids, shkruan IndeksOnline.

Ish-lojtari i Manchester Unitedit, golin e shënoi në minutën e 33’të, pas një asistimi të Acosta-s.


Ky ishte goli i parë i Rooneyt në dy paraqitjet e tij të para në Ligën Amerikane.

Kujtojmë që sulmuesi anglez pësoi një lëndim të rëndë në hundë gjatë minutave të fundit të ndeshjes. /IndeksOnline/