14:27 / E Hënë, 20 Dhjetor 2021 / B O

“Më telefono” lansohet projekti i ri i Sefë Durajt

Sefë Duraj vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore. Këngëtari që po qëndron në estradë që tri dekada ka lansuar këngën e re.

“Më telefono” quhet kënga e re e Sefës.

Muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Ardian Kastrati, ndërsa kënga është lansuar nga “MProduction”.

Kënga duket se po pëlqehet mirë dhe se është afër 50 mijë klikimeve në Youtube pa i bërë dy ditë të plota./Indeksonline/