“Më treguan komshinjtë”, djali i Fadil Fazliut thotë se babai i tij u “kidnapua”, jep detaje
Djali i Fadil Fazliut, i arrestuar sot nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Fahriu, ka treguar detaje rreth asaj që ndodhi mëngjesin e sotëm.
Ai tha se lajmin për arrestimin e babait të tij e mori nga komshinjtë e tij.
Sipas tij, ajo që hetuesit e Prokurorisë në Hagë kanë bërë, është kidnapim.
“Edhe paradite edhe pasdite isha në bazën e tyre në Fushë Kosovë, në EULEX. Kërkova përshëndetjen me babanë, nuk mu lejua. Prapë në mbrëmje kërkova, s’mu lejua. Sipas informacioneve, po mendojmë se të arrestuarit janë ende aty, pra në Fushë Kosovë, në bazën e EULEX-it. Më treguan komshinjtë për arrestimin, thanë që erdhën 3-4 vetura të EULEX-t dhe e kanë marrë. Fadili veç shkoi. U thash se dua ta di arsyen e arrestimit, më thanë që nuk kemi, ju tregojmë pastaj. Me ndodh një arrestim pa paralajmërim, është kidnapim”, tha Fazliu në Klan Kosova.
Sot Gjykata Speciale ka arrestuar Isni Kilajn, Bashkim Smakajn e Fadil Fazliun dhe ka bastisur shtëpinë e Hajredin Kuçit./Indeksonline/