15:43 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Me uniformë ushtarake, kush ishte personi që tentoi të futet në Selinë e LDK-së?

Selia partiake më e vizituar ditëve të fundit nga mediat padyshim se është ajo e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë seli sot u paraqit një person i paftuar. I njëjti tentoi të futet me dhunë brenda.

Indeksonline ka incizuar momentin kur ky person (me uniformë ushtarake) bënte përpjekje që të hynte te LDK-ja.

Mirëpo, ai u largua nga aty prej truprojës së  kryetari të partisë. Isa Mustafës.