19:29 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Me urdhër të serbëve përgatitet skenari anti-Feronikel në Sllovaki

Shovinistët serbë jetojnë me skandale dhe me gjëra të turpshme që bëjnë, për të cilat i njeh edhe bota.

Kampioni i Kosovës, Feronikeli nga Drenasi, të mërkurën e ardhshme (18.00) luan ndeshjen e parë në Bratisllavë kundër Slovanit nga Sllovakia, në ndeshjen e vlefshme të Europa League në futboll.

Portali serb, “Kurir” nga Serbia, shkruan me krenari se çfarë thonë tifozët e Slovanit, por harron të thotë, se kjo organizohet nga vetë disa serbë.

“Ai klubi rrejshëm i Feroniklelit, do ta kenë ndjejnë sikur të luajë në Serbi, kemi përgatitur deri tash atmosferën të paparë, nuk na intereson çka do të thotë UEFA rreth kësaj”, kanë porositur tifozët e Slovanit. Ky është një skenar i vetë serbëve por që fshihen pas sedrës së Slovanit!


Ky është flamuri i turpit serb!

Ndërsa “Kurir” shkarravit mes të tjera: “Klubi shqiptar i futbollit Feronikeli nga Kosova do të vizitojë Sllovakinë në Bratislavë, klub për fansat e të cilit Kosova është zemra e Serbisë dhe theksohet në çdo lojë! Një klub nga provinca jugore serbe nuk ishte me fat, kështu që do ta takohet me klubin sllovak për të cilin Kosova është një vend i shenjtë serb”.