13:17 / E Martë, 18 Qershor 2019

Me vetëm tre minuta kujdes çdo mbrëmje, lëkura juaj mund të duket 10 vite më e re!

A dëshironi të dukeni 10 vite më të reja, dhe këtë pa shpenzuar shumë të mëdha parash ose ti nënshtroheni operacioneve plastike?

Është fare e thjeshtë.

Ju vetëm duhet të bëni kujdes disa minuta në baza ditore dhe lëkura e juaj vetëm do të përtërihet e do të shkëlqej më shumë.

Kështu lëkura juaj mund të duket 10 vite më e re!

Ja këshillat e Unik për të gjitha gratë që duan ta ruajnë bukurinë e lëkurës së tyre.

1. Gratë duhet të heqin grimin para se të flenë.

2. Gjatë pastrimit të fytyrës, përpiquni të masazhoni lëkurën tuaj, kështu që qarkullimi i gjakut të parandalojë shfaqjen e rrudhave.

3. Gjendja e lëkurës tuaj nuk mund të jetë në formë të përsosur, nëse ju shtypni puçrrat.

4. Duart tona janë të ekspozuara ndaj baktereve, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm kur prekim fytyrën tonë.

5. Kujdesuni shpesh për të konsumuar ushqim që është i shëndetshëm për lëkurën tuaj.

6. Kremrat e syve duhet të rrinë gjithmonë në frigorifer.

7. Mos përdorni kuba akulli se nuk janë të mira për puçrrat, përveç kur ju keni njolla të kuqe.

8. Të gjitha mjetet natyrore që keni nevojë janë pikërisht në kuzhinën tuaj: trajtimet me çaji, vaji ulliri, vaji kokosi, bollgur dhe skrab me sheqer.

9. Ju mund të transferoni shumë baktere në fytyrë, duke përdorur telefonin tuaj celular. Pra, duhet ta pastroni telefonin çdo ditë.

10. Ju do të keni nevojë për peshqir të veçantë për flokët dhe fytyrën.

11. Këllufët e jastikëve ndryshohet në të paktën njëherë në javë.

12. Duhet të jeni të kujdesshëm me përdorimin e produkte të flokëve, sigurohuni që mos të vijnë në kontakt me lëkurën tuaj.

13. Kushtoni vëmendjeve pjesëve ku ju dalin akne. Kjo do të thotë se diçka në trupin tuaj nuk shkon si duhet. Nëse vëreni puçrra në ballin tuaj, kjo është një problem i mëlçisë.

14. Sigurohuni që trupi juaj të jetë gjithmonë i hidratuar, të paktën 2 litra ujë në ditë.

15. Konsumoni ushqim organik.

16. Pastroni lëkurën tuaj çdo ditë në mënyrë që të hiqni qelizat e vdekura nga sipërfaqja e saj.

17. Ju mund të shkaktoni acarim, duke përdorur krem fytyre të cilat përmbajnë kimikate të shumta, produktet natyrore janë gjithmonë zgjidhja më e mire