“Më vjen shumë keq”, Ancelotti tregon arsyen pse nuk e ftoi Joao Pedron: Zgjodhëm lojtarë të tjerë para tij…!
Carlo Ancelotti mbrëmë publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet e Kupës së Botës 2026.
Në këtë grumbullim nuk u ftua sulmuesi i Chelseat, Joao Pedro dhe ishte befasia më e madhe, shkruan Indeksonline
Pikërisht trajneri, Carlo Ancelotti i kërkoi falje sulmuesit që nuk e ftoi – duke treguar edhe arsyen.
“Më besoni, më vjen shumë keq për Joao Pedron. Me sezonin që po zhvillon, ai ndoshta e meritonte të shkonte në Kupën e Botës.
“Megjithatë, me gjithë respektin e mundshëm dhe me aq shumë konkurrencë, ne zgjodhëm lojtarë të tjerë para tij. Por, sinqerisht na vjen keq për Joao Pedron. Më vjen shumë keq”, u shpreh Ancelotti
/Indeksonline/

