13:34 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Me vota, ky është filmi më i mirë i 30 viteve të fundit

Për të festuar 30 vjetorin e krijimit, kompania “Showcase Cinemas”, hapi një votim për publikun se cili ishte filmi më i mirë që ata kanë shfaqur.
Bëhet fjalë për filmin më të mirë të prodhuar që nga 1988, pra të 30 viteve të fundit, për sa kohë kompania e kinemasë ka qenë aktive.

Me një rezultat të ngushtë, projekti më i mirë konematografik është zgjedhur”Shawshank Redemption”.Për ju që nuk e keni parë (dhe turp t’ju vijë) drama e 1994 me aktorë kryesorë Tim Robbins dhe Morgan Freeman, tregon për historinë e Andit, një ekonomisti që burgoset gabimisht dhe kalon shumë vjet në burg për të krijuar një miqësi të pazakontë me një të dënuar për burgim të përjetshëm, “Red”.

Në fakt historia e këtij filmi është shumë e çuditshme pasi në fillim kur debutoi në kinema, kaloi pa bërë zhurmë dhe nuk tërhoqi audiencë. Më pas erdhën plot 7 nomine për Oscar dhe fama e kurioziteti e kthyen në një nga filmat më të parë të kohës e për më tepër tani vlerësohet si “klasik”. Ka një nga renditjet më të mira që Imdb ka dhënë ndonjëherë për ndonjë film dhe çka është më e çuditshmja pëlqehet shumë nga të rinjtë edhe në ditët tona. Këto dhe padyshim performançat e aktorëve e kanë çuar të shpallet nga ky studim, filmi më i mirë i 30 viteve të fundit.

Ndërkohë në top 10, përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë ndodhen “Titanic” dhe “Forrest Gump” të ndjekura nga filma si “Die Hard”, “Pulp Fiction” apo “Gladiator”

1. The Shawshank Redemption

2. Titanic

3. Forrest Gump

4. Jurassic Park

5. Schindler’s List

6. The Lion King

7. Die Hard

8. Pulp Fiction

9. Independence Day

10. Gladiator