15:51 / E Martë, 19 Janar 2021 / Blerim

Meç me aktorin e filmave, reagon Mike Tyson

Mike Tyson bëri rikthim të befasishëm në moshën 54-vjeçare gjatë vitit 2020.

Ish-kampioni i botës u rrah me Roy Jones Jr, në një meç që disponoi të gjithë shikuesit, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse tifozët e duan një përballje mes Mike Tysonit dhe Evander Holyfield, këtij të fundit ia kishte kafshuar veshin në meçin historik, në media po qarkullon një kundërshtar tjetër.

Bëhet fjalë për aktorin e njohur, Michael Jai White. Por, Tyson mendon se ky meç është rrezik të ndodhë.

“Nuk e di nëse vërtetë dua ta bëjë këtë. Sepse ka mundësi që dikush mund të lëndohet”, ka thënë Tysoni./IndeksOnline/