19:40 / E Martë, 15 Mars 2022 / AR

Meda gati ta “kall” Zvicrën, biznes të ri dhe show i madh këtë të premte

Mehdin Përgjeçaj – Meda, krijuesi i shumë hiteve siç duket ka vendosur që ta zgjerojë biznesin e tij edhe në Zvicër.

Pas “Shade Lounge Bar & Shade Premium” në Prishtinë, Meda bashkë me Emra Com e Armend Sinanin të premten do të bëjnë hapjen e “Shade Lounge Swiss”, në Zvicër, shkruan Indeksonline.

Meda ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët që me datë 18 mars të marrin pjesë në hapjen e këtij lokali.

“Ju njoftojmë se më datën 18 mars do të jetë një hapje e madhe në Zvicër, “Shade Lounge Swiss”. Me datën 18 do të jem unë, i madhi Sinan Vllasaliu gjithashtu edhe Shkurte Gashi. Ju mirëpresim, ju ftojmë që të kalojmë një mbrëmje sa më të mirë bashkë”, tha Meda.

Në videot më poshtë mund të shihni ambientin briliant që do të hapet për të gjithë bashkatdhetarët, të cilët do të kenë një adresë të duhur për argëtim në shoqëri të këngëve të bukura shqipe./Indeksonline/