18:30 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Meda lanson këngën e re ‘O sa mirë’

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Meda ka lansuar projektin e ri.

Kënga e re me titullin ‘O sa mirë’ është publikuar së bashku me videoklip I cili u realizua nga  RGD Entertainment, shkruan Indeksonline.

Tekstin e këngës e ka bërë Ghulo, muzika dhe orkestrimi u bë nga Wirusi, Granit Gashi dhe Dardi.

Kujtojmë që Meda sonte do të lansoj edhe një tjetër projekt të ri muzikor./Indeksonline/