Meda publikon këngën, kushtuar ish-presidentit Ibrahim Rugova
Sot janë bërë 14 vjet që nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova.
E pikërisht në këtë ditë, këngëtari i mirënjohur, Meda ka promovuar projektin e ri, kushtuar ish-presidentit.
“President Rugova” mban titullin kënga e re, e cila u vizuelizua edhe me një videoklip që sjell në memorie disa momente historike.
Për tekstin e këngës është kujdesur Venhar Aliu, për muzikën Fida, ndërsa për orkestimin Florent Boshnjaku.
Kënga tashmë gjendet në kanalin “Youtube”./Indeksonline/