18:40 / E Martë, 29 Qershor 2021 / AR

Meda takohet me Haradinajn, çfarë po ndodh?

Këngëtari kosovar Mehdin Përgjeqaj ka ditë që ka arritur në vendlindje.

Si gjithmonë edhe kësaj radhe ai u kujdes t’i ofrojë mbështetje bashkëvendësit të tij, Daut Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Ai është kandidat i AAK-së për të parin e Prishtinës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Dauti ndau dy imazhe duke treguar se ka kaluar kohë bashkë me miqtë e çmuar.

Ne këtë imazh vërehet prezenca e ish deputetit Haxhi Shala.

‘Sot ishim në drekë tek restoranti tradicional Castel në Prishtinë, së bashku me shumë miq të çmuar’, ka shkruar ai./Indeksonline/