23:08 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Media greke arsyetojnë veprimin e Kacifas, tregojnë pse kishte sulmuar policët shqiptar

Gazeta greke Protothema ka publikuar dëshminë e ish-kreut të organizatës polike Omonia Leonidas Papas, që përfaqëson minoriten grek në Shqipëri. Papas ka folur për Protothema.gr.

Gazeta është shprehur se Kacifas u nervozua pasi nuk e gjeti flamurin grek që ai i ngrinte çdo vit në të njëjtin vend dhe se nuk kishte qëllim të vriste askënd.

Papas ka thënë: “Konstantini çdo vit në sheshin e fshatit vendoste një flamur shumë të madh grek. Ai e tregonte shumë patriotizmin e tij. Ai donte të tregonte fort identitetin e tij dhe çdo vit ai e vendoste këtë flamur të madh. Pra, në mëngjes ai nuk e gjeti flamurin dhe pa disa policë para tij. Pra, ai supozoi se policia shqiptare kishte hequr flamurin nga pika që e kishte vënë çdo vit. Ai ishte irrituar, pas një ndërhyrje verbale me policinë. Një nga oficerët e policisë tregoi armën e tij, dhe ai u tensionua dhe mori armë e tij dhe qëlloi në ajër për t’i kërcënuar. Ai nuk kishte ndërmend të vriste askënd. Nëse donte të vriste, ai do të vriste, por nuk donte”.