Media serbe: Egjipti vetëm gojarisht e ka njohur Kosovën
Asnjë letër zyrtare nuk është shkëmbyer mes Ministrisë së Jashtme të Egjiptit dhe asaj të Kosovës rreth njohjes së saj shtet. Kështu bën të ditur një artikull në gazetën serbe “Politika”.
Sipas këtij artikulli, Egjipti vetëm gojarisht e ka njohur Kosovën, pa ndonjë deklaratë zyrtare mes autoriteteve diplomatike, transmeton Indeksonline.
Lidhur me publikimin e shkrimeve në mediat serbe se Egjipti e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, ka folur edhe ambasadori egjiptian në Beogran, Ezldin Fahmi Mahmoud Fahmi.
“Ata nuk mund të mbështeten në informacionet e botuara në disa gazeta”, citohet të ketë thënë ambasadori në artikullin e gazetës “Politika”.
Në shkrimin e publikuar në këtë gazetë theksohet se pos Egjiptit, njohjen verbale të Kosovës e kanë bërë edhe vende tjera si Guinea Bissau, si dhe Surinami./Indeksonline.