17:00 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gazetari egjiptian vdes në emision pas humbjes nga Arabia Saudite (Video)

Gazetari dhe ish-futbollisti egjiptian, Zalamek Abdel Rahim Mohamed vdiq pak pas humbjes së Egjiptit nga Arabinë Saudite 2-1 në Kupën e Botës të hënën, sipas gazetës Egypt Today.

Mohamed ra në tok pas një sulmi në selinë e televizionit kombëtar egjiptian në Kajro, ku ai ishte caktuar të jepte një analizë të ndeshjes. Ai thuhet se ndihej emocional gjatë ndeshjes për shkak të performancës së dobët të ekipit kombëtar, shkruan indeksonline.

Djali i tij e dërgoi atë në një spital në qendër të qytetit, por ai u njoftua se kishte ndërruar jetë.

Trajneri i ekipit kombëtar egjiptian, Hector Cuper, shprehu ngushëllimet e tij në një konferencë shtypi pas ndeshjes, duke shpresuar se humbja nuk është arsyeja e vdekjes së Mohamedit.

Egjipti u humbi të tri ndeshjet e grupit A, duke u mposhtur nga Uruguai, Rusia dhe së fundi nga Arabia Saudite. /IndeksOnline/