10:13 / E Martë, 01 Maj 2018 / k.v

Media turke me interesim të madh për vizitën e ministrit Hasani në Bursa

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Bursa të Turqisë, ku ka qenë folës kryesor në Samitin Ekonomik të Ballkanit.

Në këtë samit kanë marrë pjesë shumë vende të Ballkanit e në mesin e tyre Kosova ka pasur vëmendje të veçantë.
Hasani gjatë kësaj vizite ka takuar edhe zëvendëskryeministrin e Republikës së Turqisë, Hakan Çavuşoğlu, ku u kërkua që Turqia të bëjë investime më të mëdha në Kosovë.

Vizitën e ministrit Hasani e kanë përcjell me interesim të madh edhe mediat vendore, që e kanë mbuluar ngjarjen.

Më shumë se 20 gazeta turke, televizione e media online e kanë mbuluar vizitën e Hasanit në Turqi, dhe është përcjell mesazhi i tij për kushtet që i ofron Kosova si vend për investitorët e huaj.

Po ashtu gjatë kësaj vizite ministri Hasani ka vizituar disa fabrika në qytetin e Bursas ku morri zotime se do të vijnë së shpejti në Kosovë disa biznesmen turk për të investuar.

Në shoqërim të ministrit ishte edhe ambasadori i Kosovës në Ankara, Avni Spahiu.

Temat: