16:18 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Mediat angleze: Xhaka lojtari më i dobët i Arsenalit

Arsenali është në krizë të rezultateve ku po rrezikon seriozisht që të mos kualifikohet në Ligën e Kampionëve për të dytën herë radhazi.

Sipas mediave angleze, faji për këto rezultate është i gjithi i mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka.

Daily Mail raporton se forma e dobët e Granitit ka bërë që skuadra e Wenger të thellohet në krizë të rezultateve.

Ai në ndeshjen kundër Brighton, ku Arsenali u mposht 2-1 bëri vetëm 21 pasime, ose një në katër minuta.

Edhe javën e kaluar, legjenda e Manchester United, Gary Neville kritikoi ashpër formën e Xhakës, Ramsey dhe Ozil.

Arsenali të enjten zhvillon ndeshjen “jetike” kundër Milanit në Europa League dhe një eliminim i mundshëm është i barabartë me mungesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /IndeksOnline/