17:58 / E Mërkurë, 01 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Mediat angleze zbulojnë arsyen e vdekjes së Sir Bobby Charlton

Mediat angleze kanë zbuluar arsyen e vërtetë të vdekjes së Sir Bobby Charlton.

Legjenda e Manchester United, vdiq me 21 tetor, në shtëpinë e të moshuarve, aty ku jetonte, shkruan IndeksOnline.

BBC raporton se pas përfundimit të hetimeve të paraqitura në gjykatë, thuhet se Bobby Charlton vdiq pasi ishte rrezuar në shtëpinë e të moshuarve, pasi humbi ekuilibrin kur u ngrit nga karrigia dhe goditi një dritare dhe “ndoshta radiatorin” e ngrohjes.

Stafi në shtëpinë e të moshuarve nuk vunë re ndonjë lëndim, por më vonë u zbulua një gungë në shpinë. Testet shtesë të kryera në spital zbuluan një brinjë të thyer, që ndikoi në zhvillimin e pneumonisë.

Mjekët më pas vendosën ta vendosnin ish-lojtarin në kujdesin paliativ, por ai ndërroi jetë pesë ditë më vonë.

Bobby Charlton vdiq në moshën 86 vjeçare, derisa vuante nga demenca.

Ai ishte fitues i Kupës së Botës me Anglinë në vitin 1966, derisa fitoi tre tituj të Premierligës me Manchester Unitedin dhe gjithashtu një titull evropian, dhe një herë trofeun e FA Cup./IndeksOnline/